Kërko Lexom këtu

Monday, December 10, 2007

Jeni Gati Te Filloni Blogging?

Keni lexuar shumë artkuj apo posts, keni vizituar shumë blogs tjerë dhe tash doni të filloni blogging. Shumë mirë, vazhdo lexo pra se cilët jan tash hapat në vijim. Nëse nuk keni lexuar më par se çka është blog dhe çka do të thot të blogosh dhe pse duhet të blogosh ju sygjeroj të lexoni para se të vazhdoni të lexoni këtë post.

Hapi i parë para se të krijon një blog është të dish se cilat vegla duhet ti përdorni, e sot në internet ka një mori veglash të panumërt që disa prej tyre janë falas, disa janë Open Source, disa duhet t'i paguash sepse kan gjëra më të avancuara që nuk i gjen në ato falas e kështu me radh. Disa prej tyre nuk kërkojnë të kesh përvoj në IT e disa prej tyre janë kogja të komplikuar, por në këtë post nuk do të flas edhe shumë për gjëra të komplikuara por do flas më shumë se si edhe ju të keni një blog sikur ky i imi e që do të shihni se është e thjeshtë

Se cilën vegël e përdorni për të bloguar varet shumë nga përkushtimi juan ndaj blogimit.

Ku, tash?

Ku tjetër përpos te "Blogger" Blogger është një platform ku ju thjeshtë hapni një llogari dhe ia leni blogut një emër dhe vazhdon e blogon, por, nëse keni Goolge Account (llogari) skeni nevoj me hapë asnjë llogari tjetër, vetëm e shfrytzon llogarin e Google, dmth e jep email adresën (gmail) që ke, e fut password (fjalkalimin) dhe hapat tjerë janë të thjeshtë. Shfrytzimi i Google llogaris është bër i mundshëm sepse edhe Blogger është bler nga Google sikur shumë kompani tjera e njëra prej tyre është edhe Feedburner. Shfrytzoni llogarin e Googles dhe hapat tjerë janë të thjeshtë, do e shihni vetëm shkoni në blogger dhe nëse dini pakëz English do e keni fare të leht e nëse keni probleme se si të krijoni blogun e parë të juajin, leni një koment dhe tregom se ku ke problem. Nëse deri tani skeni pas Google Account me krijimi e blogut në Blogger të krijohet edhe Google Account e ju kisha sygjaru që të keni një google account se do të ju duhet. Ok tash vazhdojmë...

Nëse ndjeni se je kogja i përkushtueshëm për tu bo blogger atëher ke mundësin tjetër shembull në Typepad apo edhe wordpress mirpo për TypePad duhesh të pagush një shumë të vogël e për wordpress e ki mundësin të hapësh një wordpress llogari falas kurse tjetra mundësi është të paguash hosting e kjo të kushton. Por ti ske nevoj të paguash sepse edhe nëse ke mundësin të paguash është mirë që të ia fillosh me Blogger sepse edhe e ki falas edhe e shef punën e blogimit që nga fillimi se smund të kcesh e t'bëhesh profesionist përnjëher.

Leja një emër blogut

Tash mbasi ke vendos me blogu atëher ai blog duhet me pas një emër e këtu vendos vet se çfar emri dëshiron të ket blogu juaj. E gjith kjo varet nga ajo se për çka dëshiron të blogosh, apo nëse don që emri i blogut gjithashtu të reflektoj një pjes të emrit tuaj atëher bën një kombinim. Por mos humb shumë kohë duke mendu se çfar emri don ti lësh blogut. Këtu gjithashtu jep edhe përshkrimin e blogut, dmth për çka do të blogosh.

RSS, çka është dhe pse të nevoitet?

Nëse nuk e din se çka është RSS nuk ke nevoj të brengosesh, ok brengosu pak. RSS është shkurtesë Really Simple Syndication, dhe punën që kryen është shumë me rëndësi. RSS çfar bënë është se nëse e keni kyqur RSS në blogun tuaj dhe dikush abonohet në blogun tuaj me email përmes RSS atëher RSS e kryen shërbimit e dërgimit të secilit post që shkruani në blog në email të abonentit që është abonuar në blogun tuaj për ti pranuar të rejat në email. RSS gjeneron një kod dhe krijon feed kështuqë abonentët mund të lexojnë postet e juaja nga një platformë e pales së tretë sikur Google Reader apo Yahoo Reader e disa të tjerë, dhe kët e bën RSS sa her që ju postoni të rejat në blogun tuaj. Cilin të shfrytzoni tani..., unë, sikur edhe shumë të tjerë shfrytzoj Feedburner. Krijo një llogari në Feedburner dhe regjistro blogun tuaj aty dhe nga aty brenda ju mund të gjeneroni kodin p.sh për tiu mundsu lexuesve të abonohen me email, kopjone at kod, shkoni në bloger template, dhe në tabin page elements, shtoni një Page Element e kur të hapet dritarja, zgjedhni HTML/JavaScript, ngjite (paste) kodin e kopjuar aty dhe kjo është e tëra. Tash lexuesit do të ken mundësin të abonohen në blogun tuaj dhe ti pranojnë postet e reja në emailin e tyre. Ajo do të duket kështu:



Permalinks, çka janë?

Permalink janë të integruar përbrenda programit të blogut sikur ato që përmenda më lartë. E punën që e kryejnë është se krijojnë një link për secilin post të ri dhe kështu nëse dikush dëshiron që ti tregoj dikujt për postin tuaj ai nuk ka nevoj të thot...: shko në lexom.blogspot.com e tani hyn në këtë kategori e pastaj shko dhe ketu ose aty, por me permalink ai vetëm e kopjon linkun dhe ia dërgon kujt të do dhe me një klik arrihet në vendine duhur.

Bëje të leht për tu ndare me të tjerët

Kjë është vetëm për të përsëritur atë që thash më lartë. Lejo full RSS feed dhe permalinks e kështu lexuesit e kanë të lehtë të ndajnë përmbajtjen e blogut tuaj me të tjerët. Kështu lexuesit mund të dërgojnë links me email, të lidhen me blogun tënd, dhe ndoshta edhe të shtypin pjesë të blogut tuaj.

Links

Mos u frigo nga links. Lidhu me faqe, organizata e website, artikuj të gazetav në përmbajtje të blogut tuaj. Ndoshta mund të ndodhë që njerëzit të klikojnë në njërin nga këto links dhe më KURR të mos kthehen te blogu juaj por për disa lexues tjerë ju ofroni një portal tek një vend tjetër ku ka informata shtesë dhe gjëra të mira për të ditur. Kushedi, ata ndoshta ikin nga blogu juaj por ndoshta edhe kthehen një ditë përshkak se ju jeni bër burim i informatave.

Lexo Referrer Log (ditar)

Në mënyr që të dish se sa vizitor ke pas gjatë 7 ditëv të fundit apo prej nga po vijn ata vizitorë, cili prej posteve po klikohet dhe po lexohet më së shumti, kush po lidhet me blogun tuaj e shumë e shumë gjëra tjera shumë të rëndësishme e që e shtojën trafikun e blogut tuaj. Të kesh një duhet të regjistroheni në Sitemeter, dhe STAT COUNTER. Që të dyja jan falas skeni nevoj të paguani asgjë dhe me ndihmën e tyre para syve do të keni statistikat se çka o ka ndodh me blogun tënd.

Komento në Blogs të tjerë

Ju mund të komentoni në dy mënyra. Njëra është të komentosh në blogun tënd e kjo jo vetëm që ju tregon lexuesve tuaj se nga po i sjellni informatat mirpo gjithashtu krijon links për një audiencë më të gjër, kurse tjetra është të shkosh në blogun e dikujt tjetër dhe të lesh nja dy, tri fjalë. Është mirë ti tregosh dikuj, "hej unë jam ka e lexoj blogun tuaj dhe më informatat që po ofroni janë shumë të mira" e kjo jo vetëm që e bën të lumtur at që një post në blogun e tij po i pëlqen dikujt por gjitahshtu kjo edhe të sjell trafik në blogun tënd. Njëra është sepse lexuesit gjatë leximit të komenteve e shohin se ke dhën një grimc edhe ti aty dhe klikojnë në linkun që ke ofru, kurse tjetra është se sa her që Google
"crawls" blogun që lexoni aty e 'rrokin' edhe linkun për te blogu juaj e kështu google indexon faqën tuaj. Nuk është e thën të flasësh 'palidhje' në komentim vetëm që të shkruash diçka por kontribo me diçka të mir në bised që zhvillohet me komentimet e lexuesve.

Turn on Komentet në blogun tënd

Duhet të dish se çka po mendojn lexuesit e këtë mund ta mësosh vetëm përmes komenteve për kët arsye duhet ta lësh mundësin që dikush të komentoj në blogun tuaj se vetmë kështu ju e dini se çfar përshtypje kan lexuesit për gjërat që postoni.

Arkiva

Përmes arkivës tregoni se po postoni të reja kohë pas kohe dhe se duhet të krijosh një post të ri gati për çdo ditë por nëse nuk mundesh së paku një her në javë e mos prit deri sa ti shkruash 1.000.000 fjalë se nuk asht Tem e Diplomës por Blog!

Për fund shkruaj dhe trego diçka sa her që mundesh se dikur dikush ka me ia dit vleren dhe të falenderon n'mos sot, nesër. Pyt lexusit për gjëra të ndryshme dhe merr feedback në mënyr që në një ditë tjetër të shkruash një post lidhur me feedback që ke marr nga lexuesit.

Çka mendoni, a ishte ky artikull informativ dhe i nevojshëm... lini komente më posht dhe tregoni.

No comments:

Kërko Blogun apo Web përmes Google