Kërko Lexom këtu

Friday, December 7, 2007

Pse Duhet Te Blog-osh?

Disa arsye pse duhet të filloni të blogoni edhe ju.

Shprehu

Eshte zëri juaj i cili shkruhet dhe është në një vend ku gjithkush mund ta shoh dhe lexoj. Nëse deri më tani nuk keni pasur rastin të shprehni mendimet tuaja dikun në ndonjë vend si në gazet, tv apo radio, pershkak se është dashur të paguash apo ndoshta është dashur të jesh gazetar apo reporter i një TV/Radio stacionit, zëri dhe mendimet e tua mund të ndëgjohen nga secili përmes blogut. Shkrimi të shtyn të përshkruash atë që don të thuash në mënyr më të kjart e jo ashtu sikur do ta thuash troq para fytyres të ndonjë individi. Blogs janë te shkurt dhe zakonisht perhapin lajme, ndonje ide, analiza dhe rekomandim të ndononje produkti.

Krijo Emër/Brand recognition

Edhe pse ndoshta nuk mundesh te krijosh lexushmeri të ndonjë rock starti prap se prap do të gjeni shumë lexues nga shumë vende të ndryshme që janë të interesuar në temat që shtjelloni, gjërat që tregoni dhe ndani me të tjerë dhe gjithashtu edhe produktet që propozoni dhe rekomandoni përmes blogut tuaj e kështu ata lidhen me ju. Blogimi bën emër gradualisht duke krijuar numër të madh të lexuesve të devotshëm. Përveq blogut ka pak shtegje tjera që ofrojnë këtë mundësi.

Biznes

Edhe blogu është një lloj biznesi e jo vetëm një vend ku shprehesh dhe tregon e ndan atë që qe di me të tjeret. Me sa me kujtohet profesori i lenders së Marketing-ut pat thënë se rregulli i artë në biznes është se njerëzit bejnë biznes me ju pershkak se ju njohin, pelqejnë dhe besojnë. E keto të tria i kryen blogu në mënyrën më të mirë dhe më mirë se gjithçka tjetër.

Ndaj Diturin Me Të Tjerët

Njeri prej tipareve me te mira të një njeriu është aftesia dhe dëshira për të ndarë atë që ka dhe di me te tjeret. Ky është edhe ligj i natyrës e ndoshta deri më tani ju veq e keni verejtur se nëse e ndani atë qe ke dhe din me te tjeret ajo të kthehet në një mënyre apo tjetër dhe në një mas më të madhe se që ke pas kur ke dhuruar... ky ligj ka funksionu deri me tani tek unë dhe jam i bindur se do të kryej punë për secilin që ndan me të tjerët. E këtu Blogu të mundeson te ndash diturin, gjën më të rëndesishme. Të nxjerrësh dikë nga terri në dritë është knaqsi që nuk përshkruhet. Pra ndani, ndani, ndani!

Për Rezymen Tuaj

Te jesh autor i një blogu dhe të kesh lexueshmëri të mirë tregon se dini të ndërtoni dhe keni raport të mirë me njerëz dhe kjo sot i nevoitet shumë kompanive e sidomos atyre te cilat synojnë të krijojne emër përmes web-it.

Fito Pare

Money, Money, Money
Kjo është më e mira dhe për këtë e kam lënë për fund. Është e vërtet se mund të fitosh para të majme përmes blogut mirpo jo të gjith bloguesit fitojnë. Ka disa blogues profesional që janë në gjendje të krijojnë përmbajtje të mahnitshme në lëmin e tyre për një kohë shumë të shkurtër, por, të bëhesh profesional merr kohë dhe mund e gjithçka fillon nga 1-shi dhe asgjë nuk ndodhë magjikisht sa qel e mshel syt. Se si bloggers fitojnë para përmes blogut të tyre mbetet të tregoj në postet e ardhshme kështu që ke durim deri atëher.


Këto jan pra disa nga arsyet pse duhet të blogoni. Fillo blogo e mos prit më shumë.

A doni të mësoni më shumë dhe dini pak english atëher ju sygjeroj të lexoni këta blogs nga blogger profesionist:

  • Darren Rowse deri më tani njëri ndër më të mirët me informata për fillestar dhe profesionist, vizito blogun e tij në www.problogger.net
  • John Chow, gjithashtu shumë, shumë i mirë me info për gjithçka.... mëso nga ky profesionist, vizito www.johnchow.com
  • Jeremy Schoemaker, ky është njëri nga bloggers që ka fitu 132.994.97 dollar për një muj përmes blogut të tij www.shoemoney.com, lexo se ia vlen të mësosh nga ai.
Nese don të mësosh më shumë atëher kërko përmes Google, Yahoo, MSN, apo njërë nga këto Search Engines (Makina Kërkimi) do të gjesh me qindra.

No comments:

Kërko Blogun apo Web përmes Google