Kërko Lexom këtu

Saturday, December 1, 2007

Cka eshte blog

A e di se çka është blogu? Ndoshta shpesh e keni degju ketë fjalë dhe se keni dit se çfar është e nësi se ke dëgju sigurisht se do ta dëgjosh se sot është bë tem e ditës nëpër të gjithë vendet e botës dhe përveq shumë arsyeve të tjera ajo më e mira që ia vlen të dish se çka është blog dhe çka do të thotë të blogosh është paraja "money" d.m.th se ka pare nëse blogon!!

Ka shumë e shumë menyra për tiu përgjigjur kësaj pytje nga më e thjeshta gjer tek ajo tejet teknike.

Para se të sqaroj shkurtë e shqip se çka është blog të shikojmë se ç'thonë disa më të mençur se unë:
Blog është një hirarki e teksteve, imazheve, objekteve mediale dhe të dhënash të renditura në mënyre kronologjike e që mund të shfletohen në HTML. Burimi

Një publikim i shpeshtë kronologjikë i mendimeve përsonale dhe Web linqeve. Burimi

Nga fjala Web Log, Blogu është thjeshtë një ditar në internet. Aktiviteti i përditësimit të blogut quhet 'blogging' dhe ai i cili ka blog quhet 'blogger'. Burimi

E Cka eshte Blog?

Po e din tash se çka është blog apo ende je në konfuzion? Ske nevoj të jesh sepse është fare e thjeshtë. Blog është një ditar ku postet renditen në mënyre kronologjike dhe posti i fundit renditet i pari dhe ai i pari i fundit... me fjalë të tjera nëse para dhjet ditësh e ke shkruar një post dhe tash e ke të dhjetin ky i fundit tregohet në faqen e pare kurse ai i pari në faqen e fundit.

Artikujt që i shkruan dhe i publikon në blog quhen "posts", personi i cili e ka dhe mban një blog quhet "blogger" dhe aktiviteti i mbajtjes së një blogu quhet "blogging".


Blogs zakonisht shkruhen dhe mbahen nga vetëm një njeri mirpo ka edhe prej atyre që mbahen nga më shumë se një. Blogs shkruhen për tema të ndryshme dhe sot mund të gjesh një blog për secilën tem që të intereson... ke blogs për astronomi, automatism, religion, fotografi, mjeksi, music, ditar personal e çka tjetër. Kështu pra bloguesit e ndryshëm ndajnë idetë, ndodhitë, dituritë e gjithashtu edhe bëjnë biznes me bloguesit dhe njerëzit e tjerë.

Blogs kanë disa tipare e ato janë:

Arkiva (Archive) - ndoshta shikoni faqën e parë të një blogu dhe mund të mendoni se spaska kurrgjë në të, një apo dy postime, disa linqe (links) dhe imazhe dhe asgjë më shumë. Mirpo duhet të dish se ka shumë më shumë nën sipërfaqe se sa duket. Shembull, ky post është njëri nga postet e para dhe pasi të kem shkruar poste të reja ky vazhdon të vjetrohet dhe bjer të poshtë derisa arrin fundit e faqes dhe dikur humb krejt. Ky nuk është fundi, d.m.th posti nuk humbet për gjithmon për shkak se hyn në arkivën e blogut tim. Kështu pra nëse dikush dëshiron të shfletoj postet tjera thjeshtë shkoni në Arkive apo Kategori (Categories) dhe aty janë të gjitha postet prej fillimit deri më tani.

Komentet (Comments) - jo të gjitha bloget përdorin komente mirpo shumica prej tyre po. Ky blog, ashtu sikur shumë të tjerë, nuk është monolog por bised dhe ju mund të më shkruani (komentoni) thjeshtë duke klikuar linkun e komentit në fund të secilit post. Kjo të shpie tek një form e vogël ku ju shkruani emrin, email dhe linkun për te blogu juaj, kuptohet nëse keni një, dhe në fund komentoni, kritikoni, bëni pytje dhe shkruani arsyen se pse të pëlqen apo nuk të pëlqen blogu... shkruj be vlla/motër çka t'dush. Ndash me provu si bohet, komento rreth këti posti.

Mënyrë e mirë të mësosh rreth blogimit është ti lexosh disa prej tyre. Kështu ia kam fillu edhe unë sikur shumë të tjer sepse dikur edhe unë skam ditë asgjë për blogs mirpo pas leximit të një blogu dhe shumë të tjerëve e pash se blogs janë të lidhur njëri me tjetrin dhe kështu edhe unë ia fillova me blogu... e kështu është puna e blogit.

Hala je konfuz, nëse je dhe din pak English (anglisht) ja ku i ke disa artikuj që propozoj ti lexosh:

Nëse je i ri rreth blogut atëher hap syt se prap do të shkruaj për dhe rreth tyre.

Source: ProBlogger

No comments:

Kërko Blogun apo Web përmes Google