Kërko Lexom këtu

Monday, December 3, 2007

Meso Gjuhen Angleze

Të mësosh gjuhën Angelze është gjëja më e mirë që kishe me bë për vete!


Ashtu është! A mendon se kishte me qen kull të kesh qasje në një botë të tëre informatash me një klik të miut e që njerzit tjerë ata të cilën nuk dinë të flasin English nuk e kan? Të flasësh dhe tiu shkruash letër njerëzve të njohur e që dikush tjetër nuk mundet me bo. Ti habitësh njerëzit përreth teje sa her që hap gojen? Të bësh hapa të mëdhenjë në karrieren tuaj dhe ti lësh tjerët kilometra mbrapa?

Ju mund ti keni të gjitha këto dhe më shumë nëse mësoni të flisni English... learn to speak English!

Qasje në Informata!

Për çka jeni i interesuar? A është Shkenca(Science)? Kompjuterët (Computers)? Muzika (Music)? Shëndeti (Health)? Biznesi (Business)? Sports (Sporti)? Mediat e sotme sikur Internet-i, TV, dhe shtypi të japin dituri gati të pakufizuar rreth temave që pëleqeni por shumica e tyre e jan në Anglisht e sidomos Internet-i. Sot gati gjithçka është Anglisht në internet e për të kuptuar duhet të dish gjuhën e botës "English Language!".
___________________________________________________________________

Si të mësosh

Këtu po ju jap disa tips se si të mësoni më shpejt gjuhën angleze.

Fol pa trem

Shumica e njerzve kan trem të flasin dhe mu për këtë e kan problem të mësojnë dhe të përparojnë në gjuhë të huaj e gjith kjo përshkak të tremës. Shprehu lirshëm dhe fol pa trem sepse edhe nëse z'din nuk është turp, ti veq je në proces të mësimit e nuk mundesh që një dit të zgjohesh në mëngjesh dhe "opaaa" flet English sikur Anglez, jo jo jo, ajo nuk do të ndodhë kurr veq nëse dikush e zbulon një metod të instalimit të gjuhëve të huaja në kokë ashtu si bëhet në kompjuter... vetëm e blen programin e gjuhës që don të mësosh, e kyq trunin në kompjuter me USB cable dhe e instalon gjuhën e dëshiruar. Kjo kishte me qen shumë e mirë por ku me ditë se sa do të kushtone një software!!! Sidoqoft, ajo kohë ndoshta do vie ndonjëher por të presmi e të kthehemi ku mbetëm. Ke pa fëmit kur fillojne të flasin? Ata shumë bëjnë gabime por ato gabime nuk i ndalin që të vazhdojnë e të mësojnë të flasin edhe më mirë dhe për një kohë të shkurt i sheh përmirsimet tek ta, edhe ju duhet ashtu të flisni pa trem nëse doni të mësoni më shpejt.

Përdor sa më shumë mjete

Edhe nëse je ka e mëson gjuhën në shkollë, kurs apo kudo tjetër, kurrgjo s'të ndalon të mësosh edhe jashtë shkolles apo kursit. Në faktë unë e kam mësuar gjuhën jo në shkollë por në punë... unë nuk kam ditë të flas Anglisht pas përfundimit të shkollës së mesme e vëllau im i madh dhe ai i vogli me shkoll fillore kan ditë të flasini më mirë se unë me shkollë të mesme! Fati im kam filluar të punoj me pak Anglisht mirpo kjo më ka ndihmuar që ta mësoj dhe flas ashtu si duhet e sot nuk e kam problem të kyçem në çfardo bisede apo edhe të përkthej se këtë e bëj më së miri.

Komuniko në Anglisht

Sot i ke mundësit më të mëdha se kurr të komunikosh në gjuhën Angleze dhe mënyra më e mirë dhe më e përshtatshme që gati të gjithë e kemi në dispozicion është të kyqesh në internet të hysh në ndonjë Chat Room, se prej tyre ka plot, dhe të bisedosh në gjuhën angleze edhe kjo është njëra nga mënyrat që kam përdor për të përmirsuar nivelin e gjuhës.

Lexo, Dëgjo dhe Shiko në Anglisht

Lexo romane, revista dhe dëgjoj lajmet në TV, Radio apo Internet në Anglisht e më pak në Shqip sepse Shqipen veq e din, apo jo. Kur të lexoni Roman, Revist apo Gazet në gjuhën Angleze sigurone një Fjalor English-Albanian dhe Albanian-English afër vetës dhe momentin që hasni në ndonjë fjalë që nuk e njihni shfletoni fjalorin dhe gjeni përkthimin e përshtatshëm për fjalën në pytje dhe mbani një laps afër vetës dhe gjithmon shkruani përthimin përfundi fjalës së panjohur. Kështu gjithmon kam vepruar unë dhe sot ende i shfletoj disa nga ato libra, revista apo edhe pjes të disa Gazetave në gjuhën Angeleze, sikur Stars and Stripes, National Geographic, Time, Men's Health, Maxim, Newsweek, Business 2.0 e disa të tjera dhe i shoh përkthimet e fjalëve në shqip përfundi fjalës së panjohur, kjo më ka ndihmuar shumë sepse ka ndodhë që disa hera kam lexuar të njejtin artikull në njëren nga këto revista apo gazeta.

Studio sa më shumë që mundesh

Vetëm me anë të studimit të gramatikës, nëdrtimit të fjalorit dhe kryerjen e testeve ju mund të mësoni gjuhën ashtu si duhet dhe përmirsoni diturin e cilësdo gjuhë. Mos u ndal duke mendu se dini mjaft dhe se nuk ka nevoj të mësosh më shumë por vazhdo se dikur e vëren se ke arritur në një pikë ku fjalori gati nuk të nevoitet dhe do e përdorësh vetëm për terme që kurr nuk ke dëgjuar e kjo në Anglisht është e pashmangshme se gati për çdo ditë del një fjalë e re e kjo është falë zhvillimit të hovshëm të teknologjis!

Instalo Programe të Fjalorëve dhe Enciclopedi

Ju veq keni kompjuter pasiqë je ka e lexon këtë post, falemnderit për kët, e nëse në kompjuter nuk keni një fjalor (Dictionary) English-English apo English-Albanian atëher ju sygjeroj që të gjeni një, instaloje sepse të ndihmon për së tepërmi. Njëri prej atyre fjalorëve më të mirë për instalim në kompjuter e që edhe unë e përdor është Babylon. Babylon Të mundëson që të gjeni dëmethënjen e cilësdo fjalë vetëm duke e mbajtur CTRL të shtypur dhe click me tastin e majtë të miut mbi fjalë. Këtë mund ta bësh jo vetëm në Internet Browser por në Microsoft Word, Excel, PDF dokumente dhe gjithkund tjetër. CTRL dhe click me tastin e majtë mbi fjalë shfaq fjalorin dhe dëmethënjen e fjalës në pytje. Kliko këtu dhe instalo Babylon Dictionary.

Enciklopedia

Njëra nga Enciklopedit më të mira me të gjitha gjërat që i nevoiten një Studenti është Encarta Encyclopedia, është mahnitse se sa shumë informata keni në kët Software dhe ju sygjeroj që ta keni të instaluar në kompjuter. Besoni se pa të nuk bën fare hiq, do ta shihni edhe vet pasiqë të keni instaluar këtë software. Sot në Kosovë ke software apo si i quajmë këtu "programe" pirat sa të duash në secilin kënd, kështuqë derisa nuk hyn ndonjë ligj në fuqi për të ndaluar këtë veprimtari bleni Encarta Encyclopedia apo Encyclopedia Britanica, fjalorin Babylon dhe ndonjë program për mësim të gjuhës Angleze (English Learning Software).
E sa për fjalor të dorës Oxford Dictionaries janë më të mirët, jo që po them unë por tregojnë shifrat që shitet më së shumti në tër rruzullin toksor!

Disa website ku mundë të mësoni dhe përmirsoni Anglishten tuaj:

  • Learn English Online, një website për fillestar por gjithashtu edhe për ata të cilët jan pak përmbi fillestar.
  • 1-language.com, një tjetër site shumë i mirë për të gjitha nivelet dhe material për mësim të disa gjuhëve.
  • edufind.com, një site i shpërblyer si më i miri me gjëra për mësimin e gjuhëve, kët mos e leni pa e vizitu nëse doni të mësoni gjuhën Angleze.
Tash smë mbetet tjetër veq të them "have fun learning the language of the world -- English!"

No comments:

Kërko Blogun apo Web përmes Google