Kërko Lexom këtu

Tuesday, December 11, 2007

Historia e Google-s

Pjesa e parë

Si filloj Google që sot ti përdor për të kërkuar diçka në Internet?


1995-1997

Google, makina e kërkimit që sot secili që ka internet e përdor nuk është thjeshtë një makinë kërkimi edhe pse ashtu ka filluar në Stanford University nga një hulumtim iLarry Page, atëher 24 vjeqar dhe student në univesitet, e më pas hulumtimit iu është bashkangjitur Sergey Brin, gjithashtu student dhe shoke i ngusht i Larry Page. Larry Page ka hipotetizuar se një makinë kërkimi që kishte me i analizu lidhjet mes web faqeve kishte me prodhu rezultate më të mira se sa ato egzistuese.

Nga Janari 1996 Larry dhe Sergey filluan bashkpunimin e tyre rreth makinës së kërkimit të quajtur BackRub, e emruar për aftësin e saj që ti analizoj "back links" që qonin te ndonjë website. Larry, i cili knaqej duke luajtur me makina dhe kishte fituar nam për ndërtimin e një printer punues nga Lego™, e morri detyrën përsipër për krijimin e një serveri të një ambienti të ri që përdorte PC (kompjutor) në vend të ndonjë makine të madhe e të shrenjtë. Të goditur nga mungesa e parave si çdo student, çfiti filloj gjahun me shpres që të huazonin kompjuter të ri që vinin në Univerzitet për rrjetin e tyre. Një vit më vonë, qasja e tyre ndaj analizave të linqeve po i fitonte BackRub një nam në rritje tek ata të cilët e kishin parë. Zhurma për një teknologji të re kërkimi filloj të rritej me përhapjen e fjalëve në kampus.

1998

Kërkimi i blerësit

Larry dhe Sergey vazhduan të punojnë në perfeksionimin e teknlogjis përgjat gjysmës së parë të 1998. Duke ndjekur rrugën që më vonë do të jet motoja kyç e rrugës së Google, ata blenjë disa terabyte disk me çmim të lirë dhe ndërtuan shtëpin e kompjuterit të tyre në dhomën e konviktit ku Larry banonte, e cila u bë dhoma e parë e të dhënave e Google-s. Në anën tjetër Sergey hapi një zyrë biznesi dhe të dy filluan ti thrrasin partnerët potencial të cilët mund të donin të licenconin një teknologji kërkimi më të mirë se ato që ishin atëher. Përkundër etheve të DotCom ditëve ata kishin pak interes të ndërtonin kompanin e tyre rreth teknologjis që kishin zhvilluar. Në mesin e atyre që ata thirrën ishte edhe shoku i tyre dhe themeluesi i Yahoo! David Filo. Filo u pajtua se teknologjia e tyre ishte solide por inkurajoj Larrin dhe Sergein të rrisin shërbimin vetvetiu duke filluar një kompani kërkimi. Ai iu tha atyre, "Kur t'është plotësisht e zhvilluar dhe në funksion, bisedojmë prap". Të tjerët ishin edhe më pakë të interesuar në Google pasiqë ishte pak e njohur. Një CEO (Shef Ekzekutiv) iu kishte thënë atyre, "përderisa jemi 80% të mirë sa konkurrentët tanë, kjo është mirë boll. Shfrytzuesëve tanë nuk iu kërset fort për kërkim". Duke mos mundur ti intersojnë lojtarët portal të atyre ditëve, Larry dhe Sergey vendosën t'ia mësyn vetvetiu. E tëra që iu duhej ishin pak para kesh që të dalin nga konvikti dhe që ti paguajnë borgjet e kredit kartave që i kishin hargjuar duke blerë memoriet terabyte. Kështu ata shkruan një biznes plan, i lan anash planet e tyre për doktoratur, dhe filluan të kërkojnë investitor. Vizita e tyre e parë ishte me një shokë të fakultetit. Andy Bechtolsheim, njëri nga themeluesit e Sun Microsystems, i cili ishte i mësuar të shikonte të ardhmën. Edhe pse interesi i tij ishte i dukshëm ati i duhej kohe. Ashtu sikur tregon Sergey, "E takum atë herët në një mëngjes në verandë në dhomën e anëtarëve të fakultetin të Stanford në Palo Alto. I dhamë një demo të shpejtë. Ai duhej të shkonte diku dhe tha, 'Në vend se ti diskutojmë të gjitha detajet, pse të mos shkruaj një qek?' Ishte për Google Inc. dhe për $100,000" Por investimi krijoj një dilem të vogël. Pasiqë nuk ekzistone entitet i njohus si "Google Inc.," nuk kishte asnjë mënyr që qeku të depozitohej. E kështu rrinte në sirtarin e tavolinës së Lerrit për disa javë derisa ai dhe Sergey mundoheshin të ndërtojnë një korporatë dhe të gjejnë donatorë tjerë në mes të familjarëve, shokëve dhe atyre që njihnin. Në fundë ata mblodhën gati 1 milion dollar. Garazha favorite e të gjithve në shtator të 1998 Google Inc. hapi derën në Menlo Park, Californi. Dera erdhi me dirigjues e vendosur në garazhën e shokut i cili lejoj pak më shumë hapsirë për stafin e ri, tre gjithsej, të korporatës së re. Zyra ofronte disa përparsi të mëdha kishte një lavatriqe, tharëse dhe një tush për pastrim. Gjithashtu ofronte parkim për puntorin e parë të marr nga kompania e re: Craig Silverstein, tash drejtor i teknologjis së Google. Veq ishte Google.com, dhe në versionin Beta, dhe po përgjigjej ndaj 10.000 kërkimesh çdo ditë. Shtypi filloj të vërej websitin në ngritje e sipër që ipte rezultate relevante të kërkimit dhe artikujt që madhëronin Google filluan të shfaqen në USA TODAY dhe Le Monde. At dhjetor, revista PC Magazine emroi Googlen njëren nga Top 100 Web Sitet dhe Makina e Kërkimit për 1998. Google po ngritej përpjet në botë.

Në pjesën e dytë do të lexoni si u ngrit Google nga viti 1998 e tutje e që sot ka vlerën prej 180 miliard Dollar!?

Abonohu me email dhe merr vazhdimet e kësaj historie interesante në email.

Source: Google Milestones

No comments:

Kërko Blogun apo Web përmes Google