Google Analytics, ata të cilët kanë website apo blog nuk është mir të mos e shfrytzojnë këtë shërbim falas të Googles dhe të mos mësojnë për të sepse Google Analytics të tregon shumë gjëra të rëndësishme, e ato janë:
- Sa vizitor keni pasur deri më tani
- Prej nga janë vizitorët, shteti e bile edhe qyteti.Çfar internet browseri përdoring Firefox apo Internet Explorer dhe cilin version dhe qfar rezulucioni.
- Prej nga erdhën vizitorët, kërkim përmes Google, Yahoo apo janë drejtuar nga ndonjë website apo blog tjetër.
- Cilët keyword (fjalë) janë përdorur gjatë kërkimit në Google apo Yahoo që kan sjell vizitorin te website/blogu juaj.
- Map Overlay, të shfaqë hartën e gjithë botës dhe të tregon nga cili kontinent, shtet dhe qytet i ke vizitorët.
- Vizitor Loyalty, sa besnik janë vizitorët, dmth a po kthehen prap pasiqë kan vizituar blogun tënd.
- Sa eshte numri i shikueshmeris se faqeve (pageviews) deri më tani.
- Sa vizitor janë për her të parë.
Disa statistika rreth blogut tim?
Ky blog vetëm sa ka hapur sytë dhe është ka merr frymë mirë me fillim dhe shpresoj se numri i vizitorëve do të rriten me kalimin e ditëve sepse i kam dy strategji që do ti përdor për të rritur numrin e vizitorëve e për to do të flas pasi ti kem përdor dhe shoh rezultatet që sjellin strategjit.
Në imazhin më sipër Google më tregon se që nga data që kam integruar Google Analytics e deri më sot kam pasur gjithsej 64 vizita prej tyre shumica nga Kosova. Aty lart në në imazh shifet se blogu lexom.blogspot.com kishte 24 vizita me 10 dhjetor, kjo nuk është edhe aq shumë por është shenjë i mirë për një blog shqip që ka shumë më pak gjasa të kapet në rrejt të kërkimit përmes Google apo Yahoo se sa që ka një blog në Anglisht.Statistika të përgjithshme:

- Titulli tregon se 28 njerëz kanë vizituar këtë site
- Tregon nga këta 28 janë bërë 64 vizita, d.m.th dikush ka vizituar blogun më shumë se një her.
- Tregon se këta janë vizitor të rinjë "për s'pari her në blog".
- Tregon se të gjitha postet në blog jan shikura 200 her.
- Tregon se sa her mesatarisht është shikuar një faqe (page).
- Tregon sa kohë kan kaluar vizitorët në site
- E fundit tregon se sa përqind prej tyre kan qen vizita të reja, d.m.th për s'pari.
Burimi i Trafikut

- Në imazhin e sipërm me të kaltërt tregohet se 27 apo (42.19%) të vizitorëve kan arritur në blogun tim duke u referuar nga një vend tjetër.
- Me të gjelbër tregohet se 20 apo (31.25%) e vizitorëve kan arritur dretepersedrejti në blog, d.m.th duke shkruar URL (lexom.blogspot.com) në address bar.
- Me të kuqe tregohet se 17 apo (26.56%) e vizitorëve kan arritur në blog nga makinat e kërkimit si Google, Yahoo, MSN e të tjera.
Këto ishin pak të dhëna statistikore që përmbledha rreth blogut tim në mënyr që të tregoj fuqin e Google Analytics dhe dobin e përdorimit të saj. Kështu pra nëse krijoni një blog apo website ju duhet patjetër të shfrytzoni Google Analytics nëse doni të dini shumë lidhur me vizitorët e blogut tuaj.

No comments:
Post a Comment