Kërko Lexom këtu

Tuesday, December 18, 2007

Qysh bon pare Google?

Advertising, përmes reklamaven qysh ndryshe?

Mënyra kryesore e fitimeve të Googles është reklamimi që njerëzit anekënd botës përdorin për të reklamuar produktin e tyre apo çkado tjetër kështu duke vën në shënjestër blerësit potencial që kan afër në vendin ku vet ndodhen e pse jo gjithashtu edhe ata që jan jashtë lokacionit se ku ndodhen, d.m.th ata që janë nga shtetet e jashtme.

Programi që njerëzit përdorin e që edhe ti mund ta përdorësh për të reklamuar ndonjë produkt quhet Google Adwords. Për ta përdor kët program të nevoitet të kesh Google Account, një gjë që kogja shpesh po e përsëris se duhet të kesh, e nëse nuk e ke të kisha sygjeru të shkosh dhe të krijosh një menjëher, nuk e di se çka po pret se, plus saj nëse deri tash nuk e ke ditë Gmail (posta elektronike e Google) është njëra nga më të mirat.

E si fiton pare Google përmes këtyre reklamave?

Të themi se ke një produket dhe plus saj ke website ku tregon për produktin tuaj gjër e gjatë dhe nga vendi i cili e shet. Ai është një produkt që secili duhet ta ket për të kryer një punë. Tash ju dëshironi që njerëzit të arrin disi në website tën, këtë mund ta bësh përmes programit Google Adwords. Ju kyqeni në llogarin tuaj që sapo krijuat më herët dhe aty e krijoni reklamën. Zgjedhini disa fjalëkyqe, që në anglisht e quajnë keywords, e që janë fjalë që dikush mundësisht kish me i kërku përmes makinës së kërkimit të Google, caktoni një bugjet që doni të shpenzoni gjat një muaji për reklamimin e produktit dhe prisni. Tash të themi se unë jam ka kërkoj diçka të ngjajshme me produktit tënd, hapi Internetin, hy në Google dhe kërkoj produktin duke shkruar njërin nga keywords që ti ke zgjedh më herët për reklamim. Kur të shfaqen rezultatet e kërkimit njëri prej atyre shumë miliona rezultateve që Google ofron është edhe proudkti juaj. Unë klikoj mbi at link që shpien gjer te faqja juaj dhe Google paguhet vetëm atëher kur unë apo dikush tjetër klikon mbi link e kjo quhet PPC (Pay Per Click) që do të thot Paguaj Për Click).
Bugjeti më i vogël që Google propzon për reklamim është 30 euro për muaj por ti mundesh me e caktu edhe 50 euro apo 500 euro nëse don, kjo krejt varet sa ki pare me caktu bugjet! Se sa të merr Google nga bugjeti i paracaktuar për çdo click nuk dihet dhe as që shkruan në rregulloren e Googles sepse është fshehtësi mirpo kjo gjithashtu varet shumë nga keywords që zgjedh. Disa prej tyre janë aq shumë të kërkuara nga miliona njerëz në ditë dhe kështu iu hyp cmimi atyre keywords dhe mund të ndodhë që me një click i tër bugjeti të hargjohet por të tjerët janë të lirë dhe 30 euro mjaftojnë për një muaj reklamim përmes Google.

Për ta përmbledh kjo pun shkon kështu: reklamuesit zgjedhin disa fjalëkyç (keywords) që kishin me shfaq reklamën e tyre në Google, caktojnë bugjetin që kanë mundësi dhe vullnet të paguajn për PPC (pay per click), dhe kur ndonjë shfrytzues kërkon në makinën e kërkimit www.google.com reklamat për fjalët relevante tregohen si "sponsored links" linqe të sponzorizume që shfaqen në anën e djathtë të rezulateve të google dhe 3 rezultatet e pare në faqen kryesore (imazhet që shihni janë shembuj të linqeve të sponsorizuara). Renditja e reklamës suaj varet nga konkurrenca e reklamuesve që paguajnë për fjalët (keywords) që edhe ju keni zgjedhur (PPC) dhe se sa është numri i të gjitha reklamave relevante që shfaqen për një kërkim.

Kështu www.google.com fiton para, filloni blogoni edhe ju sepse në një post të ardhsëm do të flas se si bloggers mund të përdorin një tjetër program të Google për të bër para përmes blogut të tyre.

No comments:

Kërko Blogun apo Web përmes Google