Kërko Lexom këtu

Friday, December 14, 2007

Internet Explorer vs. Firefox

Për disa vite me radh Microsoft Internet Explorer, browser të cilin ndoshta shumica nga ju ende e përdorni për të shfletuar internetin, ka qen dominant dhe pa konkurrent por tash nuk është dhe ka humbur këtë lojë përkundër përmirsimeve të fundit që ka bër në versionin 7. Sipas informatave nga NetApplications.com, Internet Explorer në Tetor të 2004 kishte 92% të tregut; në Shtator 2005 ka rën në 85%, kurse në Shtator 2006 Internet Explorer kishte vetëm 82% të tregut, përderisa Firefox po ngritet në 12.5%.

Përmes këti posti do të shohim se Internet Explorer edhe pse ende dominon ka humb në garë kundër Firefox si Internet Browser më i miri.

Instalimi

Për të instaluar Internet Explorer kërkohen disa minuta dhe në fund kërkohet të ristartosh kompjuterin (reboot). Internet Explorer kërkon që të deaktivizosh Antivirusin dhe Anti Spyware para instalimit e kjo nuk është shenj i mirë, sikur Microsofti po instalon diçka që Antivirus dhe Anti Spyware i kompjuterit tuaj kishin me detektu sikur diçka jo në rregull. Internet Explorer kërkon që të vërtetosh kopjen e sistemit operativ Windows para se të instaloni.

Për dallim nga Internet Explorer, Firefox nuk kërkon të deaktivizosh antivirus dhe anti spyware. Firefox vetëm kërkon që të fikësh versionin e vjetër të Firefox dhe kurrgjë tjetër. Dhe i tërë procesi i instailimit pas shkarkimit të setup file zgjat më pak se 2 minuta e që internet explorer kish me bo ndoshta edhe një orë. Dhe në fund nuk kërkon që të ristartosh kompjuterit tuaj por mund ta hapësh menjëher dhe të fillosh ta përdorësh.

Siq po e shihni sa i përket instalimit Firefox del se është më praktikë.

Pamja dhe komuniteti

Sa i përket pamjes Microsoft ka bër ndryshim themelor në pamje dhe se në versionin e fundit ka shtuar tabbed browsing, diçka që Firefox e ka pas që nga fillimi, prap se prap janë disa gjëra tjera që e bën Firefox të del fitimtar edhe në kët round. Firefox, perveq që ka pasur tabbed browsing qysh nga fillimi, tashmë ka edhe një numër të madh të add-ons të krijuar për secilën nevoj të shfrytzuesve. Këta add-on mund të përdoren për secilën nevoj si për ndryshim të pamjes së firefox, toolbar të ndryshëm, fjalor e shumë gjëra tjera. Firefox të qenit open source (burim i hapur) dhe numri i madh i Add-ons e bënë të jet përpara Internet Explorer edhe në këtë round.

Tabbed Browsing

Më parë me internet Explorer ke mund të hapësh faqe të ndryshme sa të duash mirpo kjo ta ka mbushur Task Bar e ket problem se ka pas Firefox prej fillimit. Në Firefox e gjithashtu edhe ne Internet Explorer 7 tash e hap vetëm një faqe të Firefox apo Internet Explorer dhe faqet tjera hapen përbrenda me ndihmën e tabs. Tabbed browsing është bër pjesë e botës së internet browserit. Microsoft vetëm në versionin e fundit e ka shtuar këtë funksion e që ka qen pjesë e Firefox për 4 vite me radh. Të shohim se cili është më i mirë në kët pikë.

Si Internet Explorer 7 ashtu edhe Firefox i trajtojne tabs në mënyr të njejt. Që të dy në qosh të secilit tab e kan shenjën X për të mbyllur tabin që don, në versionet e më hershme të firefox ke pas mundësin të hapësh disa tabs dhe se ato të gjith do të shfaqeshin në ekran duke u tkurrur mirpo në versionin e fundit Firefox e ka ndryshuar këtë dhe tash pasi të është mbushur numri i tabave që mund të hapesh në qosh të djathtë shfaqet një shigjet që nëse klikon do të mund ti gjesh edhe tabat tjerë që ke hapur por që jan fshehur. Përparsi e Firefox këtu qëndron në at se nëse i ke hapur të them 20 tabs, dmth je ka i viziton në të njejtën kohë 20 website të ndryshëm, dhe për një moment të ndalet rryma, diçka e zakonshme në Kosove, dhe të fiket kompjuteri pasi të keni startuar kompjuterin dhe startoni Firefox një mesazh ju del ne ekran dhe ju pyt nëse doni ti ktheheni sesionit të me hershëm, dmth nëse doni që prap ti hapni ato 20 website që i ke pas te hapur para se mu ndal rryma. Këtë nuk e ka Interne Explorer, dmth nëse të fiket kompjuteri si rezultat i rrymës apo diçka tjetër dhe i ke 20 tabs të website që viziton, ti nuk do të mund ti kthesh ato 20 website pasi ta ristartosh kompjuterin. Kështu pra edhe një her Firefox del fitimtar.

Siguria dhe Performancat

Sa i përket siguris Internet Explorer e ka një histori të keqe duke pasur gjithmon vrima dhe lëshime në Internet Explorer dhe duke marr shumë kohë që ti ofron sanimet për mbylljen e atyre vrimave. Firefox, në anen tjetër, i sanon lëshimet në version, edhe ato pak që jan, në mënyr të padukshme dhe se nuk merr kohë. Që të dy Internet Browserët e kan të integruar funksionin për shlyerjen e mbetjeve pasiqë keni vizituar shumë faqe dhe këtë e bëjnë në mënzyr autmatike. Të dy browserët e kan edhe Anti phishing të integruar. Ky funksion i parashikon websitet nëse jan në ndonjë list të zes dhe të paralajmron për kët. Kët Firefox e bën duke shfrytzuar listën e zez të Google dhe të lajmronë para se të vizitosh një website me mundësi infektimi të kompjuterit tuaj. Këtu të dy browserët janë të barabart dhe e vetmja gjë që e bën Firefox të jet pak më i mirë është sanimi i lëshimeve të shpejta që bëhen e që Microsoft merr kohë ta bëj.

Konkluzioni

Firefox fiton përkundër përmirësimit dhe ndryshimit radikal që Microsoft ka bër në Internet Explorer. Tipari më i veqant që ka hyr me ndryshim në Internet Explore janë Tabs e kjo ka qën në Firefox qysh katër vite dhe se përmirsimet e siguris në internet explorer nuk jan të mjaftueshme për ndryshim të mendimit duke pasur histori të keqe të harrnimit të lëshimeve të siguris në Internet Explorer. Në fund zgjërushmëria e Firefox me anë të Add-ons është grushti i fundit ndaj Internet Explorer i cili me Add-ons të tij as që i afrohet Firefoxit për tu krahasuar.

Dhe fituesi është: Firefox. Tash stë mbetet tjetër vetëm të shkarkosh dhe të instalosh Internet Browserin më të mirë Firefox


No comments:

Kërko Blogun apo Web përmes Google