Kërko Lexom këtu

Wednesday, December 19, 2007

Google Reader

Çka është Google Reader?

Lexo pra dhe mëso pse të nevoitet.

google reader

Nëse je sikur unë një tip që lexoj shumë blogs që përmbajnë politikë, ekonomi, teknologji, muzikë, blogging, affiliate marketing e shumë gjëra të tjera, është kogja vështirë të shkosh tek secili blog/website veq e veq e të shfeltosh secilin për të rejat që jan postu, e këtu hyn Google Reader i cili të mundëson dhe lehtëson që ti t'ia dalësh të lexosh listën e përmbajtjeve blogs dhe websites që më së shumti i viziton. Google reader i mbledh të gjitha këto dhe ti shfaq në një vend në vend se ti të shkosh tek secila faqe veq e veq dhe ti lexosh postet e tyre një nga një.

Google Reader duket kështu:

GoogleReader

Në anën e majtë keni listën e përmbajtjeve, d.m.th., listën e blogjeve apo website që jeni abonu përmes RSS apo Atom Feed për ti lexuar. Në mjedis keni përmbajten e blogut që keni selektuar apo klikuar mbi të në anën e majt. Dhe në anën e djathtë keni ndihmën dhe sygjerimet nga vet Google Reader.

Me Google Reader ju mund:

  • Të merrni lajmet dhe të rejat e fundit nga blogs apo website që pëlqeni.
  • Të klasifikosh listën që lexon bazuar në at se çka është më relevante për ty.
  • Të organizosh çka lexon duke ju vën emër dhe yje.
  • Që shpejt të ndani listën e gjërave intersante me shokë përmes email-t apo duke bloguar për to drejtëpërdrejt nga Google Reader.

Pse më nevoitet Google Reader?

Vëllimi i informatave në web është shpejtë ka rritet me të madhe. Google Reader të ndihmon të i dalësh kësaj rritje të shpejt duke organizuar dhe menagjuar të gjitha gjërat që të ineresojnë më së shumti. Në vend që vazhdimisht të shkoni të rejat në website/blogs favorit tuaj ju të gjitha këto i keni në Google Reader për ti lexuar.

Si të kërkoj për përmbajtje të re?

Ju mund të përdorni vendin e kërkimit në krye të ekranit për të kërkuar përmbajtje të re. Fut aty një publikim specifik apo emrin e autorit (p.sh., New York Times apo Dave Barry), apo ndonjë temë apo industri (p.sh., lulet apo nanoteknologji), klikon "Search for new content" dhe të kthehet një list e përmbajtjeve relevante nga webi. Nëse shihni diçka që të intereson thjeshtë klikon butonin "subscribe" që në shqip do të thotë "abonohu" për të futur at përmbajtje në listën e leximit.

Ju gjithashtu mund të fusni adresën e websitit (URL) për ndonjë RSS apo Atom Feed specifike. Për shembull, feed për blogun tim është http://feeds.feedburner.com/Lexom ju gjithashtu mund të klikoni drejtëpërdrejt nga faqja kryesore e Lexom në njëren nga Lexuesit që kam ofruar sikur Google Reader, Yahoo dhe Bloglines.

readersgoogleyahbloglines

Çka është lista leximit?

Kur të abonohesh për përmbajtjen që dëshiron të lexosh rregullisht, Google reader monitoron atë blog/site për të rejat e fundit dhe i fut ato në listën tuaj të leximit, e cila shfaqet në anen e majtë të Google Reader. Ju mund të renditni listën tuaj sipas dates apo të lejoni Google Reader të bëj renditjen automatike (e njohur si "auto") i cili ju jep prioritet sendeve sipas rëndësis së tyre për ty. Ju gjithashtu mund të zgjedhni nëse gjërat që veq keni lexuar të qëndrojnë në listën e leximit. Edhe nëse janë të fshehura nga lista e leximit ju gjithmon mund të shikoni ato përmbajtje që keni lexuar më par duke klikuar "Read items" në krye të faqes.

Kështu pra nëse keni shumë website apo blog që lexoni dhe doni që të gjitha ti keni në një vend këtë mund ta bëni përmes Google Reader.

Source: Google Reader Help

No comments:

Kërko Blogun apo Web përmes Google