Kërko Lexom këtu

Friday, January 4, 2008

Shpejt me domain personal!

Së pari duhet t'ia fillosh diku dhe më mirë se te Blogger nuk ke askund nëse don të kesh një blog të strehuar (hosted) falas. Por arsyet për të pasur domain tuajin personal p.sh (www.kutadiun.com) e mundin oferten falas qe ke nga Blogger. Cilat jan arsyet që më shtyn të kem domain tim përsonal?

Pse të strehosh blogun tuaj?

Edhe nëse përdor njërin nga shërbimet falas për blogim si Blogger, Livejournal apo edhe Wordpress, blogu juaj nuk është në esenc i juaji! Këto kompani e kan të drejtën e tyre të ta mbyllin llogarin tuaj apo me fjalë tjera blogun kur të dojnë dhe ndoshta pa asrye të mirë kështu ty të kan në dorë dhe ti punon për ta e jo për vete. Tjetra është se këto kompani ofrojnë vetëm subdomain e jo domain tuaj. Dmth se emri juaj është nën emrin e tyre e kjo në esenc është të përdorësh emrin tuaj nën biznesin e dikuj tjetër. Për blogues, webmaster dhe pronar të bizneseve kjo nuk është e përshtatshme. E nëse e strehon blogun tuaj falas në njëren prej atyre bloging services si Blogger, LiveJournal dhe Wordpress.com ti je nën emrin e dikuj, shembull emrijuaj.blogspot.com e më mirë është të jet diçka kështu www.emrijuaj.com.

Hapsira (Storage Space)

Strehuesit e Blogut sikur ata që përmenda me lart të ofrojnë hapsir të palimituar për tekstin tuaj por jo edhe për fotot dhe video dhe sound clips që ke e që don ti upload dhe ndash me lexuesit e blogut tuaj. E kjo është shumë më e rëndesishme nëse ke lexues që jan të interesuar rreth mediave. Nëse e ke blogun tuaj përsonal me domain tuajin të strehuar (hosted) në lunarepages, bluehost, hostmonster, siteground apo diku tjeter, ju jo vetëm që keni hapsir të majftueshme tash për tash secila ofron nga 600gb hapsir dhe 6000gb transfer mujor, por gjithashtu ju e keni të tër blogun në duart tuaja.

Keni imazh personal

Bizneset gjithmon e kan vështirë të komunikojnë me konsumatorët e tyre për shumë tema të ndryshme. Ndoshta keni nevoj ti lajmroni kur të lëshoni një produkt të ri apo thjeshtë dëshironi të dëgjoni mendimet e tyre rreth shitjeve të hershme apo drejtimin e ardhshëm të kompanis suaj. E kjo është edhe detyre e Blogut. Blogs jan ka bëhen të të pazëvendsueshëm në botën e bizneseve me prezen online ku përdorën si mjete për ti lajmruar konsumatorët për lirim çmimesh apo për lëshim në shitje të ndonjë produkti të ri e gjithashtu thjeshtë të bisedoj me ta e kështu të vëretoj se kompania juaj me të vërtetë kujdeset për konsumator.

Komuniteti

Shumë blogues e shohin se blogimi është njëra nga mënyrat më të mira se si të jesh në kontakt me të afërmit, shokët dhe shoqet. Nëse je pronar i ndonjë kompanie dhe don të dish për mendimet e konsumatorëve dhe tiu tregosh të rejat paraprakisht apo ndoshta je profesor dhe dëshiron të dish mendimin e studentëve për lëndet dhe mënyrën e mësimdhënies e gjithashtu edhe t'iu caktosh detyra për ushtrime, të kesh blogun të strehuar është mënyra shumë e mirë të ndërtosh një komunitet të informuar mirë.

E fundit

Unë kam vendos me pas blogun tim me domain timin personal para se të popullarizohet ky blog në blogger e që të mos i bart pasojat e lëvizjes nga Blogger në Wordpress më vonë. Kështuqë po rrezikoj duke shpresu se blogu do të jet i sukseshëm e i vizituar nga shumë sepse do të jet i vetmi i këti lloji me udhëzime rreth kompjuterit, internetit, blogimit dhe mënyrave se si të bësh para përmes blogut e ndoshte, më shumë po se jo, edhe gjëra tjera interesante.

No comments:

Kërko Blogun apo Web përmes Google