Kërko Lexom këtu

Friday, December 21, 2007

Ruaj dhe Shkarko Online Music dhe nga Internet Radio Station

Ka aq shumë vende të mira nga ku mund të dëgjosh streaming music (muzik të rrjedhshme) online siç janë: Last.fm, Pandora, Yahoo! Music, iTunes Radio e shumë të tjera. Apo ndoshta viziton video sharin websites sikur Google Video dhe YouTube dhe ndoshta ke rastin të shikosh dhe dëgjosh filmin e artistit apo klipin e fundit të këngëtarit apo këngëtares që pëlqen. A të ka shkuar ndërmend ndonjëher të inçizosh muzik nga Interneti? A kishte me qen mir që vetëm tia fillosh të dëgjosh muzik nga ndonjë radio dhe të njejtën kohë të inçizosh secilën këngë që dëgjon?

A mos harrova me ju tregu se e gjith kjo nuk ju kushton asgjë - e këtë e bën duke përdor një software plotisht falas (ama falas pa pare!)

Kjo punë bohet kështu:

Për të shkarkuar video muzik nga YouTube apo Google Video si MP3 file, do të përdorim një shërbim që çuhet Onlien FVL Converter që mund ta gjeni në vixy.net

Ju vetëm ofroni adresën e Videos së YouTube dhe ky Website menjëher nxjerr audio pjesën nga video e që më vonë ju mund ta shkarkoni në Hard-Disk-un tuaj si MP3 file.

Për të inçizuar streaming music (Muzik të Rrjedhshme) nga Internet Radio Stacionet, së pari instaloni programin Audacity, një program open-source (Burim i Hapur) për editim të zërit për Windows, Mac dhe Linux. Mund ta merrni nga audacity.sourceforge.net

Lësho programin Audacity dhe zgjedh View ->Float Mixer Toolbar. Në drop-down mënyn që shfaqet në Audacity mixer toolbar, zgjedh "Wave Out" apo "Stereo Mix" si input source.

E tash hap cilindo Radio Station apo Website Muzike në browserin tuaj (Internet Explorer apo Firefox) dhe kliko butonin Play për të dëgjuar muzikë. Dil në programin Audacity dhe shtype butonin e kuq për të filluar Inçizimin. Kur të ket përfunduar kënga shtype Space Bar (Tastin e gjatë për hapsirë në tastaturë) për të ndaluar inçizimin. E ti përsërite këtë cikël deri sa të kesh inçizuar të gjith muzikën që pëlqen.

Hapi i fundit është të eksportosh këtë muzik si MP3 . Shko në File->Export Multiple dhe zgjedh MP3 format.

S'asht e thane të jesh "hacker" që t'inçizosh muzika prej internetit nga cilido webistie apo internet radio stacionet. Tash filloja e inçizo muzik e mbushe Hard Disk-un me muzikën që pëlqeni.

No comments:

Kërko Blogun apo Web përmes Google