Kërko Lexom këtu

Friday, January 25, 2008

Blogu im www.lexoblog.com

Tash e tutje me domain personal.... website qe duhet te vizitoni eshte www.lexoblog.com, mos harroni te abohoheni me email apo permes RSS qe te informoheni ne menyr automatike sa her qe postohet dicka e re ne blog. Do te ket gjera interesante, pra, lexo nga lexoblog.com, meso nga lexoblog.com dhe apliko ne emrijuaj.com.

Vazhdo Lexo Full Post..

Friday, January 4, 2008

Shpejt me domain personal!

Së pari duhet t'ia fillosh diku dhe më mirë se te Blogger nuk ke askund nëse don të kesh një blog të strehuar (hosted) falas. Por arsyet për të pasur domain tuajin personal p.sh (www.kutadiun.com) e mundin oferten falas qe ke nga Blogger. Cilat jan arsyet që më shtyn të kem domain tim përsonal?

Pse të strehosh blogun tuaj?

Edhe nëse përdor njërin nga shërbimet falas për blogim si Blogger, Livejournal apo edhe Wordpress, blogu juaj nuk është në esenc i juaji! Këto kompani e kan të drejtën e tyre të ta mbyllin llogarin tuaj apo me fjalë tjera blogun kur të dojnë dhe ndoshta pa asrye të mirë kështu ty të kan në dorë dhe ti punon për ta e jo për vete. Tjetra është se këto kompani ofrojnë vetëm subdomain e jo domain tuaj. Dmth se emri juaj është nën emrin e tyre e kjo në esenc është të përdorësh emrin tuaj nën biznesin e dikuj tjetër. Për blogues, webmaster dhe pronar të bizneseve kjo nuk është e përshtatshme. E nëse e strehon blogun tuaj falas në njëren prej atyre bloging services si Blogger, LiveJournal dhe Wordpress.com ti je nën emrin e dikuj, shembull emrijuaj.blogspot.com e më mirë është të jet diçka kështu www.emrijuaj.com.

Hapsira (Storage Space)

Strehuesit e Blogut sikur ata që përmenda me lart të ofrojnë hapsir të palimituar për tekstin tuaj por jo edhe për fotot dhe video dhe sound clips që ke e që don ti upload dhe ndash me lexuesit e blogut tuaj. E kjo është shumë më e rëndesishme nëse ke lexues që jan të interesuar rreth mediave. Nëse e ke blogun tuaj përsonal me domain tuajin të strehuar (hosted) në lunarepages, bluehost, hostmonster, siteground apo diku tjeter, ju jo vetëm që keni hapsir të majftueshme tash për tash secila ofron nga 600gb hapsir dhe 6000gb transfer mujor, por gjithashtu ju e keni të tër blogun në duart tuaja.

Keni imazh personal

Bizneset gjithmon e kan vështirë të komunikojnë me konsumatorët e tyre për shumë tema të ndryshme. Ndoshta keni nevoj ti lajmroni kur të lëshoni një produkt të ri apo thjeshtë dëshironi të dëgjoni mendimet e tyre rreth shitjeve të hershme apo drejtimin e ardhshëm të kompanis suaj. E kjo është edhe detyre e Blogut. Blogs jan ka bëhen të të pazëvendsueshëm në botën e bizneseve me prezen online ku përdorën si mjete për ti lajmruar konsumatorët për lirim çmimesh apo për lëshim në shitje të ndonjë produkti të ri e gjithashtu thjeshtë të bisedoj me ta e kështu të vëretoj se kompania juaj me të vërtetë kujdeset për konsumator.

Komuniteti

Shumë blogues e shohin se blogimi është njëra nga mënyrat më të mira se si të jesh në kontakt me të afërmit, shokët dhe shoqet. Nëse je pronar i ndonjë kompanie dhe don të dish për mendimet e konsumatorëve dhe tiu tregosh të rejat paraprakisht apo ndoshta je profesor dhe dëshiron të dish mendimin e studentëve për lëndet dhe mënyrën e mësimdhënies e gjithashtu edhe t'iu caktosh detyra për ushtrime, të kesh blogun të strehuar është mënyra shumë e mirë të ndërtosh një komunitet të informuar mirë.

E fundit

Unë kam vendos me pas blogun tim me domain timin personal para se të popullarizohet ky blog në blogger e që të mos i bart pasojat e lëvizjes nga Blogger në Wordpress më vonë. Kështuqë po rrezikoj duke shpresu se blogu do të jet i sukseshëm e i vizituar nga shumë sepse do të jet i vetmi i këti lloji me udhëzime rreth kompjuterit, internetit, blogimit dhe mënyrave se si të bësh para përmes blogut e ndoshte, më shumë po se jo, edhe gjëra tjera interesante.

Vazhdo Lexo Full Post..

Tuesday, December 25, 2007

Edhe te pasurit blogojn!

Edhe njëri ndër më të pasurit në botë e ka blogun e vet! Paramendo ky njeri i ka të gjitha, nuk ka asgjë që se ka edhe prap gjen kohë me blogu!!! Nëse ky gjen kohë duke marr parsysh se agjenda e tij ditore është shumë e ngjeshur, pse edhe ti s'gjen kohë kur agjenda jote ndoshta është krej "free-style". E pse të pasurit, të fuqishmit dhe ata me ndikim blogojnë?

E sheh se edhe Donald Trump ka Blog! Kur ka kohë ky tipi me blogu pse ne nuk kem?! Kem, Kem edhe shumë bile, për at po blogoj unë!

Blogging ka të bëj krejtësisht me "vëmendjen" dhe vëmendja është realiteti i blogimit apo blogospheres.
Në një botë me 6.5 miliard njerëz ku përafërsisht 1 miliard e tyre kan lidhje në internet vëmenjda është një mjet shumë me vlerë. E përmes blogimit ju mund:

  • Të zbuloni se në çka është përqendruar vëmendja e atyre njerëzve që rrespektoni (e ndoshta e juaja jo).
  • Ti kushtoni vëmendje njerëzve duke komentuar në postet e tyre dhe duke u lidhur me ato poste.
  • Të tërheqni vëmendjen ndaj produkteve, pasioneve, politikanëve, kauzav dhe besimeve që favorizoni.
  • Të definoni se kush jeni online kështu duke e bërë të lehtë për të tjerët me interese, pasione dhe brenga të njejta që të lidhen me ty.
  • Të fitoni vëmendjen e të tjerëve ndaj gjërave që përbëjnë botën tuaj - të mira e të kçia, dhe
  • Etj...?
E pra, nëse nuk ke blog dhe sje ka blogon, shumë keq, sepse i tër marketing është ka rrotullohet rreth blogjeve.

FILLO BLLOGO se ke kohë e sa më herët aq ma MIRË!

Vazhdo Lexo Full Post..

Sunday, December 23, 2007

Si instalohet sistemi Operativ Windows XP

A po keni probleme me Windows, ju ka hy naj virus apo so ka ju punon kompjuteri mirë, apo thjeshtë keni vendos me Instalu Windowsin në kompjuter se tu ka tek ashtu? Nëse po atëher vazhdo lexo dhe mëso se si bohet krejt puna nga fillimi deri në mbarim.

Këto udhëzime janë për Windows XP por procedura për versionet tjera është e ngjajshme.

Tash duhet me përgadit kompjuterin në mënyr që të boot-irat së pari në CD/DVD ROM e më pas në Hard Disk apo Flopy Disk në mënyr që të fillosh instalimin dhe formatizimin e kompjuterit.

Mos harro se duhet ta kash CD apo DVD të Windows XP me SP2 apo 3 para se me ja fillu punës.

Si përgaditet kompjuteri që të startoj së pari në CD-ROM?

Ristartoje kompjuterin dhe gjat ristartimit zakonisht kërkohet të shtypësh tastin "Delete" apo F2, por krejt varet nga lloji i kompjuterit që keni, mirpo mundesh me vërejt vet, gjat procesit të startimit (booting) shiko nëse të shkruan dikun diçka kështu "Press DEL to Enter BIOS Setup" ose "Press F2 To Enter BIOS Setup". Nëse e sheh mesazhin në ekran dhe e identifikon se çka duhet të shtypësh, "DEL" apo "F2" shtype vazhdimisht derisa të hyn në CMOS.

Kompjuterët që janë prodhuar në vitet e fundit të mundësojnë të hysh në CMOS duke shtyper njërin nga këto taste gjat procesit të startimit (boot porcess).

  • F1
  • F2
  • ESC
  • DEL
  • F10

Po them prap, kjo varet nga kompjuteri juaj, dhe pra të takon ty të shikosh se cilen nga këto më sipër po e kërkon kompjuteri juaj gjat startimit që të hysh në CMOS.

Për çdo rast ja ku e ke një list të disa emrave të njohur të kompjutereve dhe mënyren se si mund të hysh në BIOS për të ndryshuar boot sekuencën:

komputerbioskeys

Referoje imazhit me sipër se si ty hysh në BIOS të kompjuterit tuaj.

Pasi të keni hyr në CMOS (pamje e kaltert me shkrim në ngjyr të bardhë) aty keni shumë funksione të ndryshme të cilat ske nevoj me i dit tash për tash. E pasiqë miu nuk punon në CMOS ju duhet të lëvizni me shigjeta.

Posht ne ket imazh tregohet se si punohet ne BIOS

Bootscreen1

Lëviz me shigjet të djathtë deri te komanda "BOOT" ashtu si më poshtë

Bootscreen2

Ky ekran të tregon renditjen e boot procesit. Aty posht po shifet se CD-ROM Drive është e para, nëse edhe e juaja është ashtu, mos e ndryshoni vetëm dilni me ESC dhe mos ruani asgjë. Nëse CD-ROM Drive nuk është e para atëher ndryshoje dhe dil me ESC dhe ruaje ndryshimin.

Bootscreen3

Pasi të keni vepruar si me lartë kompjuteri ristartohet, kështuqë tash është mirë ta kesh CDn apo DVD e Windows XP brenda në CD-ROM Drive apo DVD-ROM.

Si Formatizohet Hard Disk me tip të formatit NTFS

Gjat procesit të startimit (boot process) do të ju shfaqet mesazhi: "Press any key to boot from CD.." shtypni ndonjë tast në tastatur dhe prit derisa CD shkarkohet në kompjuter dhe pas asaj ju shfaqet këtë pamje të kaltërt në ekran:

tosetupwinxppresenter

"Press ENTER to set up Windows XP" dhe ti ashtu si po thot e shtyp tastin ENTER. Pas kësaj të shfaqet një pamje tjetër në ekran ku kërkohet që të zgjedhësh se ku dëshiron të instalosh Windows XP. Zgjedhin njërin prej particioneve C:/ apo D:/, nëse e keni vetëm C: zgjedh atë duke manevru me shigjeta dhe shtyp tastin "D" në tastur dhe pas pak e shtyp edhe tastin "L" për të përfunduar shlyerjen e formatit të Drive C:.

Tash kur të kthen prapa më nuk të thot "C: apo D: kan kët kapacitet" sepse e ke shly por ne vend aty del diçka kështu "Unpartioned space xxxxxMB" Selekto kët me shigjeta dhe shtyp tastin "C" për të krijuar particion në Disk. Ajo që shfaqet më pas të tregon hapsirën minimale dhe maksimale që mund t'ia vësh particionit. Ajo që është aty është hapsira maksimale kurse ti mundesh me ndryshu me bo sa të dush, vetëm nëse don të krijosh dy parcione sikur C: dhe D:, përndryshe mos ndrysho asgjë, vetëm shiko verteto nëse është hapsira maksimale dhe vazhdo.

Tash prap do të ktheheni tek ekrani ku duhet zgjedhur se ku doni ta Instaloni Windows XP, por kësaj radhe ju keni particionin që keni krujuar e që duket diçka kështu C:/partition1 [New (Raw)]xxxxxMB, zgjedh kët dhe shtyp tastin ENTER. Pamja që të shfaqet më pas të kërkon se me cilin file format (tip formatizimi) kërkoni ta formatizoni particionin. Zgjedhe formatin NTFS i cili është më i shpejt dhe më i sigurt. Nëse Hard Disku është i ri dhe s'është përdor më par zgjedh opsionin (Quick) që dmth formatizim të shpejtë. Pas kësaj i gjith procesi i instalimit të sistemit operativ është automatik, pak më von të kërkon të futësh çelsin (serialin), ket nuk e kerkon nese Windows XP eshte me Service Pack 3, por nese po Instaloni XP me SP2 ju kerkon çelësin e ju e futni atë dhe instalimi vazhdon pa problem.

Mos harro: Është mirë që para se të kryeni këtë procedur të Formatizimit të Diskut dhe Instalimit të Windows XP të keni bër "BackUp" ruajtje të informatave të nevojshme në një CD sepse me formatizim gjithçka që ke pas humb apo fshihet. Plus mos harr

Tash kish me qen mirë nëse ua dërgon kët atyre që mendon se duhet ta mësojn si ta bëjnë formatizimin e diksut dhe instalimin e sistemit operativ të Windows XPs pa pas nevoj me thirr dikë apo me e qu komjuterin në Servis e me ja lan nja 10 euro minimum.


Për tia dërgu dikuj këtë me emial kliko aty posht ku shkruan "Email this"



Vazhdo Lexo Full Post..

Friday, December 21, 2007

Ruaj dhe Shkarko Online Music dhe nga Internet Radio Station

Ka aq shumë vende të mira nga ku mund të dëgjosh streaming music (muzik të rrjedhshme) online siç janë: Last.fm, Pandora, Yahoo! Music, iTunes Radio e shumë të tjera. Apo ndoshta viziton video sharin websites sikur Google Video dhe YouTube dhe ndoshta ke rastin të shikosh dhe dëgjosh filmin e artistit apo klipin e fundit të këngëtarit apo këngëtares që pëlqen. A të ka shkuar ndërmend ndonjëher të inçizosh muzik nga Interneti? A kishte me qen mir që vetëm tia fillosh të dëgjosh muzik nga ndonjë radio dhe të njejtën kohë të inçizosh secilën këngë që dëgjon?

A mos harrova me ju tregu se e gjith kjo nuk ju kushton asgjë - e këtë e bën duke përdor një software plotisht falas (ama falas pa pare!)

Kjo punë bohet kështu:

Për të shkarkuar video muzik nga YouTube apo Google Video si MP3 file, do të përdorim një shërbim që çuhet Onlien FVL Converter që mund ta gjeni në vixy.net

Ju vetëm ofroni adresën e Videos së YouTube dhe ky Website menjëher nxjerr audio pjesën nga video e që më vonë ju mund ta shkarkoni në Hard-Disk-un tuaj si MP3 file.

Për të inçizuar streaming music (Muzik të Rrjedhshme) nga Internet Radio Stacionet, së pari instaloni programin Audacity, një program open-source (Burim i Hapur) për editim të zërit për Windows, Mac dhe Linux. Mund ta merrni nga audacity.sourceforge.net

Lësho programin Audacity dhe zgjedh View ->Float Mixer Toolbar. Në drop-down mënyn që shfaqet në Audacity mixer toolbar, zgjedh "Wave Out" apo "Stereo Mix" si input source.

E tash hap cilindo Radio Station apo Website Muzike në browserin tuaj (Internet Explorer apo Firefox) dhe kliko butonin Play për të dëgjuar muzikë. Dil në programin Audacity dhe shtype butonin e kuq për të filluar Inçizimin. Kur të ket përfunduar kënga shtype Space Bar (Tastin e gjatë për hapsirë në tastaturë) për të ndaluar inçizimin. E ti përsërite këtë cikël deri sa të kesh inçizuar të gjith muzikën që pëlqen.

Hapi i fundit është të eksportosh këtë muzik si MP3 . Shko në File->Export Multiple dhe zgjedh MP3 format.

S'asht e thane të jesh "hacker" që t'inçizosh muzika prej internetit nga cilido webistie apo internet radio stacionet. Tash filloja e inçizo muzik e mbushe Hard Disk-un me muzikën që pëlqeni.

Vazhdo Lexo Full Post..

Wednesday, December 19, 2007

Windows XP Service Pack 3

winxp sp3

Ju të cilët ende jeni ka përdorni Sistemin Operativ Windows XP.

Windows sapo ka liruar Windows XP Service Pack 3 (Pakon e Servisimit) për shkarkim në website të Windowsit.

Windows XP SP3 peshon hiq më pak se 336MB dhe përfshinë të gjitha harrnimet (patches), rregullimet dhe përditsimet e siguris që janë liruar ndonjëher nga Microsoft që nga liferimi i sistemit operativ Windows XP.

Nuk ka diçka të re të futur në XP SP3 përveq një skeme aktivizimi e cila nuk do të kërkoj product key (çelësin e produktit) gjatë instalimit të XP në një makinë të re.

Dhe jo sikur XP SP1 apo SP2 ju pa vështirsi mund ta deinstaloni XP SP3 nga kompjuteri juaj duke përdor modulin Add Remove programs.

Release notes për XP SP3 | Linku Shkarkimit [windowsxp-kb936929-sp3-x86-enu.exe]

Kështuqë nëse doni që Windows XP i juaji të jet me të gjitha harrnimet dhe rregullimet e fundit ju kisha sygjeru që të shkarkoni këtë Paket Servisimi SP3 nga faqja e Microsoftit

Vazhdo Lexo Full Post..

Google Reader

Çka është Google Reader?

Lexo pra dhe mëso pse të nevoitet.

google reader

Nëse je sikur unë një tip që lexoj shumë blogs që përmbajnë politikë, ekonomi, teknologji, muzikë, blogging, affiliate marketing e shumë gjëra të tjera, është kogja vështirë të shkosh tek secili blog/website veq e veq e të shfeltosh secilin për të rejat që jan postu, e këtu hyn Google Reader i cili të mundëson dhe lehtëson që ti t'ia dalësh të lexosh listën e përmbajtjeve blogs dhe websites që më së shumti i viziton. Google reader i mbledh të gjitha këto dhe ti shfaq në një vend në vend se ti të shkosh tek secila faqe veq e veq dhe ti lexosh postet e tyre një nga një.

Google Reader duket kështu:

GoogleReader

Në anën e majtë keni listën e përmbajtjeve, d.m.th., listën e blogjeve apo website që jeni abonu përmes RSS apo Atom Feed për ti lexuar. Në mjedis keni përmbajten e blogut që keni selektuar apo klikuar mbi të në anën e majt. Dhe në anën e djathtë keni ndihmën dhe sygjerimet nga vet Google Reader.

Me Google Reader ju mund:

  • Të merrni lajmet dhe të rejat e fundit nga blogs apo website që pëlqeni.
  • Të klasifikosh listën që lexon bazuar në at se çka është më relevante për ty.
  • Të organizosh çka lexon duke ju vën emër dhe yje.
  • Që shpejt të ndani listën e gjërave intersante me shokë përmes email-t apo duke bloguar për to drejtëpërdrejt nga Google Reader.

Pse më nevoitet Google Reader?

Vëllimi i informatave në web është shpejtë ka rritet me të madhe. Google Reader të ndihmon të i dalësh kësaj rritje të shpejt duke organizuar dhe menagjuar të gjitha gjërat që të ineresojnë më së shumti. Në vend që vazhdimisht të shkoni të rejat në website/blogs favorit tuaj ju të gjitha këto i keni në Google Reader për ti lexuar.

Si të kërkoj për përmbajtje të re?

Ju mund të përdorni vendin e kërkimit në krye të ekranit për të kërkuar përmbajtje të re. Fut aty një publikim specifik apo emrin e autorit (p.sh., New York Times apo Dave Barry), apo ndonjë temë apo industri (p.sh., lulet apo nanoteknologji), klikon "Search for new content" dhe të kthehet një list e përmbajtjeve relevante nga webi. Nëse shihni diçka që të intereson thjeshtë klikon butonin "subscribe" që në shqip do të thotë "abonohu" për të futur at përmbajtje në listën e leximit.

Ju gjithashtu mund të fusni adresën e websitit (URL) për ndonjë RSS apo Atom Feed specifike. Për shembull, feed për blogun tim është http://feeds.feedburner.com/Lexom ju gjithashtu mund të klikoni drejtëpërdrejt nga faqja kryesore e Lexom në njëren nga Lexuesit që kam ofruar sikur Google Reader, Yahoo dhe Bloglines.

readersgoogleyahbloglines

Çka është lista leximit?

Kur të abonohesh për përmbajtjen që dëshiron të lexosh rregullisht, Google reader monitoron atë blog/site për të rejat e fundit dhe i fut ato në listën tuaj të leximit, e cila shfaqet në anen e majtë të Google Reader. Ju mund të renditni listën tuaj sipas dates apo të lejoni Google Reader të bëj renditjen automatike (e njohur si "auto") i cili ju jep prioritet sendeve sipas rëndësis së tyre për ty. Ju gjithashtu mund të zgjedhni nëse gjërat që veq keni lexuar të qëndrojnë në listën e leximit. Edhe nëse janë të fshehura nga lista e leximit ju gjithmon mund të shikoni ato përmbajtje që keni lexuar më par duke klikuar "Read items" në krye të faqes.

Kështu pra nëse keni shumë website apo blog që lexoni dhe doni që të gjitha ti keni në një vend këtë mund ta bëni përmes Google Reader.

Source: Google Reader Help

Vazhdo Lexo Full Post..

Kërko Blogun apo Web përmes Google